Ndodheni ne: Guidat / Të Tjera
Hapat e pare ne boten e SEO

Hapat e parë në botën e SEO

Nga më 18 March 2010 në Të Tjera me 19 Komente

Ndër synimet kryesore të faqeve është renditja e mirë në motorë kërkimi dhe veçanërisht në Google. Por, renditje e mirë s’mund të vijë pa punë! Në këtë guidë do ju tregoj disa nga pikat më të rëndësishme në optimizimin e faqes për motorë kërkimi.

Ju ftoj ti ndiqni me kujdes termat dhe këshillat e përmendura më poshtë. Ndoshta disa prej jush i dinë ato, ndoshta disa i kanë dëgjuar por nuk kanë menduar kurrë që mund të jenë kaq të rëndësishme. Ndoshta dikush si ka përdorur kurrë saktësisht, por pak rëndësi ka kjo. Termat e mëposhtëm janë hapat tuaja të parë në SEO dhe duhen mësuar drejt.

Taget e Rëndësishëm HTML për SEO

Optimizimi për motorët e kërkimit fillon që në ndërtimin e kodit. Në HTML janë një sërë tagesh që shihen ndryshe nga makinat e kërkimit. Këto lloj tagesh i tregojnë pikërisht atyre se kush është gjëja më e rëndësishme në faqe ose kush janë informacionet që ato duhet të indeksojnë. Më poshtë janë të listuara një sërë tagesh edhe si duhet të përdoren.

1. Tagu “Title”

Tagu Title është një nga elementët më të rëndësishëm të SEO. Ky tag vendoset midis tagut HEAD në dokumentat HTML. Duhet të keni parasysh që në të, të përfshini edhe fjalët kyçe që ju interesojnë. Më poshtë keni edhe përdorimin e tij në HTML.

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<head>
2
<title>Fjala kyce&lt;/title>
3
</head>

2. Tagu Header

Tagu Header është një tag i cili përdoret për titujt e artikujve. Në HTML ju mund të krijoni Header nga H1 deri në H6, ku madhësinë më të madhe të shkrimit e ka H1. Por këto lloje të ndryshme tagesh nuk kanë ndikim vetëm në shfaqjen e tekstit në madhësi të ndryshme, ato ndikojnë edhe tek SEO. Robotët e motorëve të kërkimit kur “kontrollojnë” një dokument HTML, shohin edhe Header që janë përdorur aty. Më i rëndësishmi është H1, pastaj vjen H2 e kështu me radhë. Pra, duke përdorur Header i tregoni motorëve të kërkimit që gjërat e shënuara me H1 janë më të rëndësishme se gjërat e shënuara me H2. Ato me H2 janë më pak të rëndësishme se ato me H1 por më shumë të rëndësishme se ato me H3 e kështu me radhë deri tek H6.

Prandaj këshillohet zakonisht nëpër blogje që tagu H1 të ruhet ekskluzivisht për titujt e artikujve sepse ato janë një element i rëndësishëm. Pra, si e keni kuptuar më lart, ekziston një hierarki e këtyre tageve. Më poshtë keni të listuar shembull.

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<h1>Më e rëndësishmja</h1>
2
<h2>E dyta më e rëndësishme</h2>
3
<h3>E treta më e rëndësishme</h3>
4
<h4>E katërta më e rëndësishme</h4>
5
<h5>E pesta më e rëndësishme</h5>
6
<h6>E gjashta më e rëndësishme</h6>

3. Tagu Bold dhe Strong

Në HTML ekzistojnë dy mënyra të ndryshme për të bërë një tekst më të theksuar. Ato janë <b> edhe <strong>. Si në rastin e mësipërm, këto nuk kanë ndikim vetëm në paraqitjen në shfletues, por edhe i tregojnë motorëve të kërkimit që këto fjalë janë më të rëndësishme se të tjerat. Këshillohet që Keywordet në një faqe të bëhen me Bold ose Strong. Kini parasysh që mos të abuzoni me këtë gjë sepse do ju prishet paraqitja e faqes e do ju duken të gjitha me bold. Më poshtë keni rastin si mund të përdoren këto në HTML.

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<b>Keyword</b>
2
<strong>Keyword</strong>

4. Tagu i Imazheve

Kur vendosim imazhe në faqe është mirë që ato të titullohen në bazë të përmbajtjes së tyre. Nuk këshillohet në asnjë mënyrë që të përdoren emra pa kuptim të imazheve. Gjithashtu në HTML përdorimi i tagut të imazheve ka disa atribute, ku në rastin e SEO, më i rëndësishmi është atributi ALT. Ky atribut përveçse ndihmon në rastet kur nuk shfaqet imazhi (kur nuk egziston, kur vizitori ka çaktivizuar imazhet apo në aplikacionet që i lexojnë faqet si tekst për personat me probleme në shikim), ndihmon edhe në SEO. Bëni mirë të përdorni si ALT emrin e imazhit. Gjithashtu këshillohet që nëpër imazhe të përdoren Fjalët Kyçe të faqes, normalisht duke lidhur ndonjë imazh që ka të bëjë me të. Më poshtë keni një rast të përdorimit të tagut të imazheve edhe atributeve në të.

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<img src="imazhet/fjala_kyce.jpg" alt="fjala kyce" />

5. Tagu Anchor

Tagu Anchor ose si njihet nga të gjithë tagu i linkeve, është një tjetër element domethënës. Nëse faqe të tjera linkojnë tek ju apo ju linkoni tek faqet të tjera, është mirë që si tekst të përdorni keywordin tuaj. Gjithashtu tagu anchor ka edhe një atribut që quhet title, tek i cili është mirë të vendosni fjalët kyce. Më poshtë një shembull.

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<a href="http://www.faqjajuaj.com" title="fjala kyce">Teksti me fjale kyce&lt;/a>

Limitet në Indeksime

Makinat e kërkimit vendosin limite mbi disa gjëra. Për shembull, në rastin e meta keyword. Kjo bëhet për të mos abuzuar me to e për të shmangur “Spamin” e mundëshëm që mund të kërkohet të bëhet nga disa. Normalisht ju mund ti kaloni këto limite dhe nuk do të ndëshkoheni; thjeshtë motorët e kërkimit i injorojnë fjalët apo gjërat që kalojnë këto limite dhe përmbahen vetëm në ato me limite. Më poshtë keni gjërat për të cilat makinat e kërkimit vendosin limite.

1. Madhësia e një Faqeje

Madhësia e një faqeje në webin tuaj nuk duhet të kalojë 150 kilobytes. Kjo normalisht pa fotografitë, CSS edhe asetet e ndryshme që ju keni. Nëse faqja përmban vetem tekst e kode HTML dhe kalon këtë madhësi, atëherë duhet të keni kujdes se mund të mos indeksoheni.

2. Numri i Linkeve në një Faqe

Ky është një tjetër element tjetër tek i cili ju duhet të keni kujdes. Të linkoni në artikuj të tjerë është gjë e mirë por ju duhet të keni shumë kujdes të mos keni mbi 100 links në një faqe të vetme. Kjo gjë shihet si Spam dhe mund t’ju penalizojë. Kështu që shihni mirë kur krijoni një faqe me partnerët tuaj. Linket në atë faqe, duke përfshirë ato që futen edhe në sidebar apo footer nuk duhet të kalojnë 100.

3. Tagu Title

Më lart përmendëm tagun Title dhe rëndësinë e tij në SEO. Duhet të keni parasysh që kur të shkruani titullin të mos përdorni mbi 70 karaktere. Tek karakteret futen edhe hapësirat apo karakteret speciale. Mundohuni të qëndroni gjithmonë brenda këtij limiti e të mos abuzoni me përshkrime të gjata.

4. Meta Description

Meta description është ajo që shfaqet në Google kur ju kërkoni. Pra është një tjetër element shumë i rëndësishëm që ka një limit. Meta Description-i juaj nuk duhet ti kalojë 155 karaktere. Nëse ju përdorni më shumë se aq karaktere, atëherë ato do të injorohen dhe në përshkrimin e faqes në Google do të dalin vetëm 155 karakteret e para. Kjo nuk është gjë e mirë sepse mund të ndodhi që ky limit “pren” një fjalë në gjysëm edhe ajo fjalë bëhet pa kuptim. Unë personalisht besoj se 155 karaktere janë mëse të mjaftueshëm për të përshkruar një faqe me fjalët kryesore.

5. Parametrat në URL

Këshillohet që kur të ndërtoni URL të mos përdorni më shumë se 2 parametra. Përdorimi i më shumë krijon probleme tek motorët e kërkimit. Më poshtë po ju tregoj një rast ku ka më shumë se dy parametraedhe një rast kur URL është e saktë.

  • Rasti Keq: http://www.feniksi.com/guida.php?kategoria=1&tipi=2&nyja=3&autori=4
  • Rasti i Mirë: http://www.feniksi.com/guida.php?photoshop

6. Thellësia e URL

Ndërtimi i URL është shumë domethënës në SEO. Makinat e kërkimit pranojnë një limit deri në një thellësi URL-sh prej 4 hapash. Se kush është kuptimi i kësaj do ja u shpjegojmë me një rast të mëposhtëm. Duhet të mundoheni ti mbani URL-të tuaja sa më domethënëse edhe sa më të shkurtra.

  • Rasti Keq: Në këtë rast ne kemi përdorur më shumë se 4 thellësi për një URL:  http//www.feniksi.com/tutoriale/grafika/photoshop/fillestar/brushes/falas/
  • Rasti Mirë: Në këtë rast kemi përdorur më pak se 4 thellësi për URL: http://www.feniksi.com/grafika/photoshop

- Elementi Canonical

Faqja juaj mund të jetë e arritshme nga shumë URL të ndryshme. Fatkeqësisht robotët e indeksimit nuk janë aq të zgjuar sa të dallojnë se është e njëjta faqe apo jo. Kështu që ju duhet ti thoni që faqet që viziton janë e njëjta faqe edhe pse URL-ja e tyre mund të jetë e ndryshme. Po marrin rastet e mundshme si mund të arrihet në faqen tuaj.

  • http://www.faqjajuaj.com
  • http://faqjajuaj.com
  • http://www.faqjajuaj.com/index.php
  • http://faqjajuaj.com/index.php

Pra si e shihni mund të jenë katër mënyra të ndryshme të cilët vizitorët mund të mbërrijnë tek faqja juaj. Për të shmangur një faqe të dyfishtë dhe penalizim nga Google, ju duhet të përdorni Atributin Canonical. Atributin Canonical mund ta vini direkt mbas Meta Description edhe Meta Title tek headeri i faqes tuaj. Një shembull është më poshtë:

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<link rel="canonical" href="http://www.feniksi.com/" />

Duke bërë kështu ju drejtoni të gjithë vizitorët tek faqja me WWW dhe gjithashtu edhe motorët e kërkimit. Kështu që nuk do të ketë keqkuptime me gjërat që kam përmendur më lart.

- Robotët e Indeksimit

Robotët e Indeksimit janë ato që “vijnë” në faqen tuaj dhe e shikojnë. Të gjithë motorët e kërkimit kanë robotët e tyre. Më shumë informacione apo listimet e të gjithë robotëve mund ta gjeni në këtë faqe. Më poshtë po listoj 5 robot indeksimi:

  • Google Search – Googlebot/2.1 ( http://www.google.com/bot.html)
  • Google Image Search – Googlebot-Image/1.0 ( http://www.googlebot.com/bot.html
  • MSN Search – MSNBOT/0.xx (http://search.msn.com/msnbot.htm)
  • Yahoo Blog Search – Yahoo-Blogs/v3.9 (compatible; Mozilla 4.0; MSIE 5.5; http://help.yahoo.com/help/us/ysearch/crawling/crawling-02.html )
  • ASK/Teoma Search – Mozilla/2.0 (compatible; Ask Jeeves/Teoma; http://about.ask.com/en/docs/about/webmasters.shtml)
  • Alexa – ia_archiver/1.6

- Robots.txt

Me anë të dokumentit Robots.txt që ju mund ta krijoni dhe ta ngarkoni në root të faqes tuaj, mund të përcaktoni fare lehtë se kë bot të lejoni të “shikojë” faqen edhe kë jo. Gjithashtu mund të vendosni se cilat direktori apo dokumenta robotët nuk duhet të indeksojnë. Një shembull ndërtimi të një Robots.txt e keni më poshtë.

1. Rasti i parë:

User-agent: *
Disallow: /dosja-private/
Disallow: /private?sekret.html

Në rrjeshtin  e parë ne zgjedhim se kujt boteve do i aplikojmë bllokomin. Në rastin konkret kemi zgjedhur * që do të thotë që rregullat vlejnë për të gjithë robotët. Me anë të komandës DISALLOW ne bllokojmë direktoritë (rrjeshti dytë) ose dokumentat (rrjeshti tretë) ne mënyrë që robotët mos të kalojnë e të indeksojnë ato faqe apo direktori.

2. Rasti i dytë

User-agent: Googlebot/2.1
Disallow: /jo-per-google.html
Sitemap: http://www.feniksi.com/sitemap.xml

Në rastin e dytë tek User-agent ne kemi zgjedhur të vendosim rregulla vetëm për Google Search Bot. Nëse doni të specifikoni rregulla vetëm për bote të caktuar, atëherë duhet të shkruani emrat e tyre që mund ti gjeni nga faqja që ju dhashë më lart.  Në rrjeshtin e dytë ne kemi bllokuar një dokument i cili nuk do të indeksohet nga Roboti i Google. Në rrjeshtin e tretë ne kemi vendosur një Sitemap që robotat ta indeksojnë.

- Sitemap

Sitemap është një element tjetër i rëndësishëm i cili nuk duhet të mungojë në asnjë faqe. Në sitemap përfshihen të gjitha linket e faqeve apo artikujve të webit tonë. Për shumë CMS Open Source ekzistojnë module të posaçme që e kryejnë këtë punë. Nëse e keni ndërtuar faqen vetë, atëherë ju duhet të ndërtoni Sitemap.  Një vegël shumë e mirë që ju ndihmon në ndërtimin e sitemap është XML-SITEMAP.COM. Nëse doni ta ndërtoni vetë sitemap duhet të keni parasysh Syntaxën e mëposhtme.

Duhet të keni parasysh që vendi Default që makinat e kërkimit hyjnë për të kërkuar Sitemap është root i faqes tuaj, jo root i serverit.

 XML |  Kopjo Kodin |? 
1
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
2
<urlset xmlns='http://www.sitemaps.org/schemas/sitemap/0.9'>
3
    <url>
4
        <loc>http://www.feniksi.com/</loc>
5
        <lastmod>2010-03-15</lastmod>
6
        <changefreq>monthly</changefreq>
7
        <priority>0.8</priority>
8
    </url>
9
</urlset>

- Meta Tag të Robots

Më lart folëm për Robots. Në dokumentin HTML, më saktësisht në Header, mund të përcaktoni disa kritere për Robotët. Më poshtë po ju jap disa shembuj të ndryshëm. Egziston një sintaksë për përdorimin e kësaj në HTML që është:

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<meta name="EMRI ROBOTIT" content="ARGUMENTI" />

Si emër roboti ju mund të përdorni robots që përfshin të gjithë llojet e robotëve (si * në rastin pak më sipër) ose të përdorni emrin e saktë të robotit.

Si Argumente mund të përdorni një apo disa nga të listuarat më poshtë:

  • noindex – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve – Faqja juaj nuk do indeksohet nga to
  • nofollow – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve – Të gjithë linket në faqen tuaj do të jenë nofollow
  • noarchive – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve – Faqja juaj nuk do të bëhet Cache
  • noodp – Aplikohet nga të gjithë llojet e robotëve, por jo për ASK – Nëse keni faqen të indeksuar në DMOZ dhe nuk përdorni këtë Argument, atëherë përshkrimi i faqes tuaj momentale do të mbishkruhet nga përshkimi që keni për faqen tuaj në DMOZ
  • nosnippet – Aplikohet vetëm për robotët e Google – Ndalon robotët e google që të përdorin si përshkrim (nëse nuk ekziston) tekstin e ndodhur në faqe

Normalisht që për dy rastet e mësipërme ekzistojnë edhe format e tyre afermative që kanë rol të kundërt. Bëhet fjalë për index edhe follow.

Për ta kuptuar se si mund të përdoret, po ju tregoj një shembull konkret:

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<title>Thesari i njohurive - Feniksi.Com | Tutoriale ne Shqip</title>
2
<meta name="description" content="Thesari i njohurive. Guida, teknika dhe truke per Webmastera, Dizenjues dhe Programues. HTML, CSS, PHP, Javascript, Photoshop e shume te tjera." />
3
<meta name="keywords" content="guida shqip, tutoriale shqip, teknika, mysql shqip, sql shqip, visual basic shqip, vb shqip, php shqip, asp shqip, java shqip, javascript shqip, html shqip, css shqip, quize shqip, databaza, video tutorial shqip, komente" />
4
<meta name="robots" content="index, follow, noodp" />
5
<link rel="canonical" href="http://www.feniksi.com/" />

Duke nisur nga fillimi për Title e shihni atë që unë kam përdorur. Pastaj vjen description ose përshkrimi i faqes, dmth ajo që shfaqet kur kërkojmë në Google. Pastaj vijnë fjalët kyçe që bazohen në faqe. E parafundit është meta name për Robots. Duke përdorur robots unë kam zgjedhur të gjithë robotët edhe argumentet e përdorura janë: index, follow, noodp. Kjo do të thotë që faqet duhet të indeksohen, lidhjet ose linket të jenë follow edhe robotët mos të përdorin përshkrimin në DMOZ për të mbishkruar atë që unë përdor në faqe. Në rrjeshtin e fundit unë kam përcaktuar edhe linkun Canonical që është http://www.feniksi.com.

Shpresoj që të kem qenë i qartë me elementët kryesore të SEO dhe mënyrat si ato përdoren. Nëse keni pyetje ju lutem drejtohuni tek komentet.

Romeo Shuka

Romeo është student Informatike në Gjermani. Ka pasion Web-in edhe teknikat e ndryshme të tij. I interesuar në SEO, PHP, CSS edhe Java. Gjithashtu ka hobby sportet e ndryshme e kryesisht futbollin. I pëlqen të udhëtojë në vënde të reja.

19 Komente

  1. Blendi says:

    me pelqeu shum mesimi shpresoj qe do te me hyj ne pune , pasi qe jam duke ber konkurrenc ne google me nje keywords shum te veshtir

  2. Pershendetje Romeo

    Vertet nje gje shum me vler ke shkruar Faliminderit shum
    Lexova nga fillimi deri ne fund shum shum kjart i ke shkruar

    Gezohem sepse thelbin e kesaj seo emsova !!

    PS : – Robot per ti perdoruar nuk i kam kutpaur aq mir po do lexoj edhe ni her qe ta kuptoj 100% sikur ato me nalt ;)

    Je nishi REMO ;)

  3. ArttiKS says:

    Pershendetje Romeo
    Eshte nje tutorial qe do ti hynte shume ne pune nje fillestari , por nuk shoh se ke treguar per marjen e backlinqeve nga faqen Dofollow .
    Megjithate mire eshte pasi qe eshte titulli “Hapat e Pare”
    Pergezime

    Arti

  4. Romario says:

    Hapja e tutorialit më pelqeu.Ato në fillim për HTML janë elementare por shumë të rëndësishme edhe i ke shpjegurar shumë bukur edhe sakte. Tjeter me pëlqeu elementi canenical. Tutorial shume i vlevshem.
    Gjithashtu loja me veten time edhe po mundohesha te gjeja ato fjalet qe nuk ju ke vene ë. :P

  5. Romeo Shuka says:

    Pershendetje Romeo
    Vertet nje gje shum me vler ke shkruar Faliminderit shum
    Lexova nga fillimi deri ne fund shum shum kjart i ke shkruar
    Gezohem sepse thelbin e kesaj seo emsova !!
    PS : – Robot per ti perdoruar nuk i kam kutpaur aq mir po do lexoj edhe ni her qe ta kuptoj 100% sikur ato me nalt ;)
    Je nishi REMO ;)   

    Ne radhe te pare flm te gjitheve qe i kane kuptuar gjerat edhe i kane pelqyer. Ajo qe doja te pyesja per Robots, cfare nuk ke marr vesh? kur krijohet Robots.txt apo kur e perdor ne meta? Me thuaj cfare konkretisht qe ta shpjegoj edhe nje here mire :) me nje rast konkret

  6. Romeo Shuka says:

    Pershendetje Romeo
    Eshte nje tutorial qe do ti hynte shume ne pune nje fillestari , por nuk shoh se ke treguar per marjen e backlinqeve nga faqen Dofollow .
    Megjithate mire eshte pasi qe eshte titulli “Hapat e Pare”
    Pergezime
    Arti  

    Flm per fjalet. Une do te thoja se linket ose marrja e backlinkeve nuk kane te bejne fare me onsite seo. Keto qe kam treguar un jan hapat fillestare qe duhen rregulluar gjate ndertimit te nje kodi. Po nuk pate keto ne rregull, te lumshin backlinks sepse nuk te hyn ne pune :) Megjithate ne ndonje teme tjeter do te flas e per efektet ne SEO ne menyre jo te drejtperdrejte por si thua ti me backlinks.

  7. Fadion Dashi says:

    Hapja e tutorialit më pelqeu.Ato në fillim për HTML janë elementare por shumë të rëndësishme edhe i ke shpjegurar shumë bukur edhe sakte. Tjeter me pëlqeu elementi canenical. Tutorial shume i vlevshem.
    Gjithashtu loja me veten time edhe po mundohesha te gjeja ato fjalet qe nuk ju ke vene ë. :P   

    Cfare ka te beje me on-site SEO eshte elementare sepse mjafton te ndjekesh disa principe baze. Problemi eshte se jo te gjithe e respektojne dhe sheh plot site qe kane nje titull ne te gjithe faqen, nuk perdorin paragrafe, taget alt dhe vendosin “h2″ para “h1″. Elementare apo jo, cfare ka rendesi eshte te ndiqen rregullat.

    Romeo pune goxha e mire ;)

  8. Besjan says:

    keto ku duhet te vendosen
    h1 h2 h3 h4 h5…
    sepse kur i vendos ne header me dalin atje nalt

    a mund tme japesh me shum spjegime per kete
    flm

  9. Romeo Shuka says:

    ketoku duhet te vendosen h1 h2 h3 h4 h5…
    sepse kur i vendos ne header me dalin atje nalta mund tme japesh me shum spjegime per kete
    flm  

    Header jane pjese e kodit HTML, ato vendosen kur shkruan kodin edhe jo tek CMS e gatshme. Normalisht kur merr nje template te gatshme ai qe e ka koduar duhet ta dij kete gje. Pra keto jan keshilla kur e ben vet template e jo kur e modifikon

  10. Banago says:

    Urime për këtë artikull të shkëlqyer dhe punën e bukur për sjelljen në shqip të informacionit të industrisë së webit.

    Ajo që desha të shtoja është një koment lidhur me këtë pjesë të artikullit:

    Prandaj këshillohet zakonisht nëpër blogje që tagu H1 të ruhet ekskluzivisht për titujt e artikujve sepse ato janë një element i rëndësishëm. Pra si e keni kuptuar më lartë, ekziston një hierarki e këtyre tageve. Më poshtë keni të listuar shembull.

    Do shtoja që shumë ekspertë të SEO-s gjithashtu sugjerojnë që H1 të përdoret ekskluzivisht për titullin e faqes. Për këtë ka edhe shumë teknika të zëvedësimit të imazhit (image replacement) që përdoren kur në emrin e faqes përdoret një imazh.

  11. Romeo Shuka says:

    Hi Banago,

    flm per komentin edhe ajo qe thua ti per tagun H1 eshte mese e drejte. Sepse titulli i faqes ne fund te fundit eshte gjeja me e rendesishme :)

  12. Romeo, bravo! Shume tutorial i mire per fillestaret ne SEO.
    Ju lumte per punen cuna :)
    Kristi

  13. Daku says:

    Romeo te falenderoj per artikujt i lexoj gjithmon por dua te regulloj dicka qe jam teper i sigurte per Elementin Canonical.
    Nuk mund te them qe eshte vetem per te ridrejtuar ne link me www kjo qe thua ti behet me htaccess.
    Per Canonical mund te them keto qe i kam theksuar me nje koment edhe tek
    http://www.zeriyt.com/seo-makinat-e-kerkimit/canonical-link-element-t54284.0.html

    Eshte me teper per dy Linke dy kategorija te ndryshme qe permbajne te njejten teme.Pershembull nje firme qe shet kompjutra ka nje produkt dhe e kategorizon dy here njera per cmimin njera per marken ose edhe me shume.Keshtu qe mos te perballet vizitori me dy linke por te drejtohet tek adresa e duhur qe mos ti bij poshte kualiteti.Me pak fjale te indexohet vetem nje here.

    Dhe ne blogun tim kisha nje artikukll te plote per kete http://www.albcoders.com/blog/wordpress-shqip/mesime-reth-wordpress/element-i-ri-per-html-canonical.html

  14. Romeo Shuka says:

    Daku,

    kete kam thene edhe une por ndoshta se kam shprehuar kaq gjate :) Linku canonical eshte per te shmangur duplicate ne faqe e per ti ber makinave te kerkimit te ditur qe jan nga e njejta faqe ose nga i njejti vend :)

    Ajo me WWW ishte nje shembull qe mora por ka sa te duash ashtu si e ke then edhe ti..

    Ate me www mund ta besh fare mire me htaccess por eshte me mire me Canonical… :)

    Flm per komentin e plotesimin e temes

  15. Lavdrim says:

    Tutoriali eshte shum i mir per fillestar mua personalisht m’duhet nji tutorial se si te ecim mir ne Seo me nje blog nga blogger

  16. Filma says:

    super post :) !shume flm per punen qe po beni!

  17. urime per blogun ,per mua eshte blogu me i mire shqipetar per sa i perket guidave

  18. maruf says:

    me pelqen ky artikull shpresoj qe shume njerzve ju ka ndihmuar

Shkruaj një Koment