Mania e krijimit të Blogjeve ditët e sotme është në modë. Të gjithë duan të krijojnë një faqe të tyren edhe të postojnë në botën e internetit, por fatkeqësisht jo të gjithë ditë se si bëhet kjo gjë. Kjo është edhe një nga arsyet pse shumica tërhiqen akoma pa filluar punë në mënyrë të mirfilltë. Ne në këtë tutorial do ju tregojmë se si të krijoni një blog tuajin pa harxhuar asnjë lek. Të gjithë gjërat që do ju duhen janë një hapësirë web (hosting) ku ju duhet të vendosni dokumentat e faqes dhe një CMS (Content Manager System) që na mundëson të ndryshojmë dokumentat edhe të shkruajmë artikujt tonë.
A – Krijimi i ambjenteve të punës
Si fillim ne duhet të krijojmë ambjentin e punës të faqes tonë. Në këtë rast konkret ne na duhet hapësira web e faqes, krijimi i nje database në faqen tonë, klienti FTP për transferimin e dokumentave edhe WordPress.
1. Nisim me WebHosting
Ju mund të zgjidhni një WebHostin falas për vendosjen e faqes tuaj. Ne ju këshillojmë www.000webhost.com Shkoni tek faqja e tyre edhe tek kolona Free hosting klikoni butonin Order now ose butonin Sign Up! që gjëndet në krahun e djathtë të faqes. Pastaj do ju hapet një faqe ku duhet të plotësoni një formular.
Si fillim ju duhet të zgjidhni një subdomain falas edhe plotësoni fushën. Unë në këtë rast kam zgjedhur Feniksi. Më pas vendosni Emrin tuaj, emailin ku ju vijnë konfirmimet edhe fjalëkalimin e dëshiruar. Zgjedhim fushën I agree to Terms Of Service dhe klikoni Creat My Account.
2. Të dhënat e FTP edhe gjërat e tjera që na duhen
Mbasi të kemi klikuar butonin Create My Account (dhe nëse keni plotësuar të gjitha fushat saktë), atëherë do të drejtoheni në një faqe tjetër me të gjitha të dhënat e nevojshme që ne na duhen. Aty do të keni edhe të dhënat e FTP që do ju duhen më vonë.
Të dhënat për hyrjen në FTP
Ruajini diku ato në një dokument Word ose në Notepad në mënyrë që ti gjeni kollaj më vonë kur do ju duhen.
3. Krijimi i një Databaze
Për të krijuar një database (bazëdatash) ju duhet të klikoni tek Enter Control Panel që ndodhet tek fillimi i faqes që gjëndeni. Pastaj do ju hapet një menu tjetër edhe aty shkoni tek blloku Software/Service dhe më pas klikoni tek ikona MySQL. Mbasi ta keni bër këtë do ju hapet një faqe e re ku duhet të vendosni disa të dhëna sipas dëshirës. Mbasi ti keni plotësuar klikoni tek Create database.
Krijimi i një bazë datash
Mbasi të keni klikuar Create database do ju dali një faqe e re me të gjithë të dhënat e duhura për instalimin e WordPress. Kështu që merrini shënim ato edhe mbajini diku aty afër.
4. Shkarkojm WordPress
Wordpress është platforma më e mirë për të krijuar një Blog tuajin. Ju mund të shkarkoni versionin Shqip të saj duke shkruar tek faqja http://sq.wordpress.org . Aty klikojmë tek butoni Shkarkoni WordPressin 2.9.1 (nëse ka një version më të ri atëher shkarkoni atë). Më pas bëjini extract dokumenteve edhe shikoni të gjeni një dokument që quhet wp-config-sample.php. Atë mund ta hapim me Notepad.
5. Vendosim Database
Mbasi të keni hapur dokumentin duhet të vendosni të dhënat që morëm në hapin A3. Dokumentin është në gjuhën shqipe kështu që ju orienton më kollaj
Modifikimi i WordPress
Kontrollojini edhe një herë mirë të gjitha që mos të keni gabime edhe ruajeni dokumentin. Mbasi ta keni ruajtur ndryshojini emrin nga wp-config-simple.php në wp-config.php
6. Instalojmë klientin tonë FTP
Si klient FTP ne ju sugjerojmë FileZilla Portable që mund ta shkarkoni nga këtu. Mbasi ta keni shkarkuar atëherë instalojeni duke klikuar 2 herë tek Next e në fund klikoni Install.

7. Ngarkojmë WordPressin në server
Hapim FileZilla edhe vendosim të dhënat e serverit tonë të marrura në hapin A2.
Hyjra me Filezilla
Mbasi të keni hyr brënda keni një kartelë që quhet public_html. Hyni aty brënda edhe ngarkoni të gjithë dokumentat e WordPress që keni shkarkuar. (Mund ti ngarkoni duke i zgjedhur të tërë dhe “tërhequr” gjer tek FTP).
8. Instalojmë WordPress
Për të mbaruar instalimin e WordPress, mjafton të shkojmë tek faqja që regjistruam në hapin A1. Mbasi të keni shkuar aty, atëher do t’ju hapet faqja filluese e WordPress. Vendosim emrin e Blogut tonë dhe emailin. Në fund klikojme tek Install WordPress për të mbyllur instalimin dhe për të marrë emrin e përdoruesit edhe fjalëkalimin.
Instalimi i WordPress
Mbasi të keni instaluar Install do ju shfaqen të dhënat që ju duhen për të hyrë. Mbajini shënim diku ato.
9. Platforma e administrimit.
Fjalëkalimi që merrni jepet automatikisht nga WordPress por ju mund ta ndryshoni atë në çfarëdo momenti që të dëshironi. Që të hyjmë tek paneli i administrimit mjafton të shtojmë /wp-login.php tek lidhja e faqes tone (psh www.emrifaqes.com/wp-login.php). Fusim të dhënat tona edhe klikojmë tek login.
Nga këtu mund të bëni atë që dëshironi. Si fillim mund të provoni të shihni e të eksperimentoni pakëz që të orientoheni me panelin e administrimit.
B – Ndryshoni pamjen e blogut tuaj
1. Si të kërkojmë për ndonjë pamje të re.
Mbasi të jeni në panelin tuaj të administrimit, atëher shkoni tek tabi Dukje edhe aty zgjidhni Shtoni Tema të reja. Aty do ju dali një list ku mund të personalizoni kërkimin tuaj.
Mbasi të keni parë një temë të bukur, klikoni tek Instaloje edhe do ju hapet tema e më pas klikoni sërisht tek Instaloje Tani. Nëse ju nuk doni ta instaloni por ta shikoni klikoni tek Paraparje. Mbasi ta keni instaluar klikoni tek Pamja edhe poshte temës tuaj klikoni aktivizoje. Kështu që faqja juaj do të ketë një pamje të re.
C – Shkruajmë artikullin tonë të parë
Në këtë pjesë do ju tregoj si të shkruani artikullin tuaj të parë duke përdorur video edhe foto
1. Nisim e shkruajmë
Që të shkruani një artikull ju duhet të hyni në panelin e administratorit edhe pastaj anash tek Postimet klikoni mbi Shto të ri.
Ju mund të formatoni tekstin tuaj me anë të butonave që shihni lartë. Provoni disa prej tyre për të parë se cilat janë ndryshimet që sjellin ato.
2. Vendosim Tag
Taget janë një mjet që shërbejnë për indeksimin e artikujve tonë edhe gjetjen e tyre në mënyrë të thjeshte kur kërkojmë. Që të shtoni Tag në krahun e djathtë keni kutinë Etiketa edhe shtojmë disa duke i ndarë nga njëri tjetri me presje. Gjithmone mundohuni që si tag (etiketa) të përdorni fjalë kryesore që përmenden në artikullin tuaj. Mbasi ti keni shkruar, shtypni butoni Shtoni.
Vendosja e Etiketave
3. Shtojmë një imazh postimit tonë
Të shtosh një imazh në postimin tënd është fare e thjeshtë. Në ambjenti tonë të punës sipër grumbullit të ikonave kemi katër ikona të tjera ku përpara shkruan Ngarko/Fute. Ne klikojmë tek ikona e parë edhe do të na hapet një “tabelë”. Aty duhet të zgjedhim fotografinë nga kompjuteri ynë.
Shtimi i imazheve
Mbasi ta keni ngarkuar do mund të zgjidhni disa cilësi të fotos, si ku ta vendosni, sa e madhe të jetë etj etj. Mbasi të keni mbaruar me të gjitha, atëher klikoni tek butoni në fund Fut në Postim.
4. Të shtojmë një video nga Youtube
Shtimi i një videoje nga Youtube që nga versioni i 2.9.1 i WordPress është shumë i thjeshtë. Ju mjafton të shkoni në youtube edhe të zgjidhni videon që dëshironi. Mbasi ta keni zgjedh, do ju duhet të kopjoni URL-në e saj edhe ta vendosni në artikull. Kaq mjafton!!!
Mbasi të keni bërë të gjithë rregullimet e duhura në postim edhe të keni vendosur video apo fotografi nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse ta postoni artikullin tuaj. Kjo bëhet kur ju në krahun e djathtë klikoni tek butoni me ngjyrë blu që titullohet Botoje.
D – Shtojmë Widget në faqe
Widget janë “objekte” që ndihmojnë lexuesin e faqes tonë të lundroj më kollaj nëpër faqe, ti japi ndonjë informacion shtes apo diçka tjetër. Ne si fillim do ju tregojmë si të shtoni Widget “Tag Cloud” (Re etiketash) e cila i mundëson lexuesve gjetjen e shpejtë të artikujve në bazë të fjalëve kryesore që ju keni përdorur.
1. Shtojmë Widget
Që të shtojmë widget duhet të shkojmë nga paneli i administrimit tonë tek tabi Dukje edhe aty klikojme Widget-e. Normalisht ju do të shihni një listë. Ajo që ne po bëjmë fjalë është pikërisht Re Etiketash. Vendosim mausin sipër Widget edhe duke e mbajtur butonin e mausit shtyp e tërheqim edhe e vendosim tek Anështyllë që ndodhet në krahun e djathtë. Mbasi ta kemi vendosur atje i vendosim një titull edhe klikojmë Ruaje.
E – Pluginet
Pluginet nuk janë gjë tjetër veçse shtesa të vogla që zgjerojnë funksionim e platformë tonë. Ekzistojnë mijra të tilla e që ju mund ti shikoni duke shkuar tek faqja WordPress. Ne në rastin tonë po zgjedhim të instalojmë një plugin i cili na lejon të shohim faqen edhe më celular ose më konkretisht me anë të iPhone.
1. Instalimi i WpTouch
Që të instaloni një Plugin ju duhet të shkoni tek Shtojca edhe aty të zgjidhni Shto një të Re. Më pas do ju hapet një fushë ku duhet të kërkoni për pluginet. Aty shkruani Wptouch edhe shtypni butonin Kërko Për Shtojca. Më pas do ju dali një listë e madhe. Aty shihni ku ka ndonjë term që titullohet WPtouch iPhone Theme edhe në krah të djathtë të saj ke një lidhje Instaloje. Klikoni aty e do ju hapet një dritare tjetër. Aty në krahun e djathtë lart keni Instaloje tani. Klikojmë aty. Do të duhen disa sekonda që shtojca të instalohet. Mbasi të jet bërë atëher klikoni tek Aktivizoje.
Me pluginet duhet të kemi kujdes. Nuk duhet të instalojmë pa ditur atë që bëjmë. Mund të ndodhi që komplet faqja jonë të bllokohet nga instalimi i një plugini. Kështu që për përdorues fillestar ne nuk do ju këshillonim të shtoni plugine. Mësohuni njiher me WordPress edhe më vonë mund të kërkoni të bëni testime të ndryshme. Shumë plugine duhen konfiguruar që të punojnë ashtu si duhet. Pra me pak fjalë duhet të fitoni eksperience me i përdorur tamam.
F – Përdorimi i rrjeteve sociale

Gjëja e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është përhapja e postimeve tuaja. Në ditët e sotme rrjetet sociale (Facebook, Twitter etj) luajnë një rol shumë të rëndësishëm në marrjen e lexuesve të rregullt. Kështu që nëse dëshironi që postimet tuaja të lexohen nga të tjerë duhet ti publikoni nëpër këto rrjete.
Përfundimi:
Shpresoj që ti kem ndihmuar sadopak të gjithë fillestarë në këtë fushë. Ju kujtoj se vullneti edhe dëshira për të mësuar janë gjërat kryesore në këtë drejtim. Nëse keni pyetje apo paqartësi, ju lutem drejtohuni tek komentet.












Pavaresisht qe jane gjera te ster-ditura bravo te qoft per kohen qe i ke kushtuar ketij artikulli!
Te pergezoj
Ardit – webmaster.al
Edhe pse kam ditur te hapi nje blog , perseri them qe eshte nje tutorial mjaft i mire per fillestaret .
Edhe perse Di te ta bej kete Procedure
Te Pergezoj per menyren qe fillestar ta kuptojne sa me mire
shum guide e mire.Faleminderit
Sic e kane cekur edhe para-komentuesit se kjo guide eshte e sterditur por megjithate e vleresoj shume punen e Romeo-s, se e ka shkruar shume qarte.
ndoshta do me hynte ne pune ky tutorial para 3 vitesh :p