Ndodheni ne: Guidat / JavaScript / PHP
Si ta detektojmë iPad përmes PHP apo JavaScript

Si ta detektojmë iPad përmes PHP apo JavaScript

Nga më 11 April 2010 në JavaScript, PHP me 0 Komente

iPad është produkti më i ri i sjellë në treg nga kompania Apple. Gjatë ditëve të para të tij pati një dyndje të madhe për ta blerë dhe shumë persona lundrojnë në internet përmes kësaj pajisjeje. Ne këtu guidë do ju tregoj si të detektoni përdoruesit e këtij produkti.

Shumicës prej nesh që merremi me ndërtimin e Web faqeve herët a vonë do të na nevojitet të bëjmë përshtatje për këtë pajisje të re dhe shumë atraktive. Më poshtë keni dy mënyra përmes PHP dhe Javascript se si ta detektoni që vizitori i faqes suaj përdor pajisjen iPad.

Zhvilluesit e iPad, në blog-et e tyre kanë treguar “header” për “user-agent” qe është i këtillë:

Mozilla/5.0 (iPad; U; CPU OS 3_2 like Mac OS X; en-us) AppleWebKit/531.21.10 (KHTML, like Gecko) Version/4.0.4 Mobile/7B334b Safari/531.21.10

Duke e parë këtë “header” ne mundemi të krijojmë mënyra të ndryshme për detektimin e iPad-it. Më poshtë keni dy funksione se si mundeni ta detektoni përmes PHP dhe JavaScript.

JavaScript:

 Javascript |  Kopjo Kodin |? 
1
var iPad = navigator.userAgent.match(/iPad/i) != null;
2
if(iPad){
3
	alert('është iPad');
4
}else{
5
	alert('nuk është iPad');
6
}

PHP:
 PHP |  Kopjo Kodin |? 
1
$iPad = (bool) strpos($_SERVER['HTTP_USER_AGENT'],'iPad');
2
 
3
if($iPad){
4
	echo 'është iPad';
5
}else{
6
	echo 'nuk është iPad';
7
}

Shpresoj që t’ju hy në punë!

Flamur Mavraj

Flamuri (aka OXODesign) është themelues i OXODesign Team, një kompani e vogël me fokus në zhvillime web-i. Puna e tij bazohet në konsultim të teknikave programuese, siguri, dizajn të programeve dhe zhvillim të tyre. Ka pasion fotografinë, i pëlqen të udhëtojë dhe nuk përton të lexojë ndonjë roman në ndonjë vend egzotik.

Shkruaj një Koment