Ndodheni ne: Guidat / HTML
Krijoni nje forme dhurimi ose pagese me PayPal

Krijoni një formë dhurimi ose pagese me PayPal

Nga më 13 May 2010 në HTML me 4 Komente

Jeni të mërzitur nga butonat bazë të formave të pagesës së PayPal dhe doni të krijoni tuajit? Atëherë ndiqni këtë guidë sepse do ju tregoj hap pas hapi si të ndërtoni një formë plotësisht të personalizuara pagese për faqen tuaj.

  • Shkarko Kodin
  • Shiko Demon

Nëse keni një faqen tuaj (WordPress apo çdo gjë tjetër) dhe doni të krijoni një formë me anë të cilës vizitorët e faqes të dhurojnë para, nuk është nevoja të instaloni plugin të kotë të cilët mund t’ju vështirësojnë jetën. PayPal na ofron mundësinë që të marrim direkt butonat për dhurim, por ato kanë të fshehura shumë opsione të tjera të cilat nuk i shohim. Pse jo atëherë të nisim në bazë të gjërave që na ofron PayPal dhe të krijojmë butonin tonë të dhurimit?

Gjithashtu këto butona mund të përdoren edhe për pagesa të ndryshme. Nëse ju ofroni një shërbim apo diçka të ngjashme, personat e tjerë mund t’ju paguajnë me anë të PayPal. Kjo është mënyra më e sigurtë dhe më e shpejtë e pagesës në ditët e sotme, kështu që të shfrytëzojmë PayPal në krijimin e faqeve apo projekteve tona.

1. Krijimi i faqes së falenderimit

Kliko për ta zmadhuar

Të jeni të sjellshëm me klientët apo dhuruesit tuaj është mënyra më e mirë me i tërheq ato sërisht në faqen tuaj. Një mënyrë për të falenderuar ato është pikërisht krijimi i një faqeje që mbas dërgimit të parave i falenderon edhe i informon se pagesa u krye me sukses.

2. Krijo butonin në PayPal

Kliko për ta zmadhuar

Ju duhet të krijoni në llogarinë tuaj një buton pagese. Që ta bëni këtë hyni në llogarinë tuaj të PayPal edhe shkoni tek My Account -> Profile -> More?

Në kolonën e tretë djathtas, gjeni ku shkruan Create New Button dhe klikoni aty.

Pasi ta keni bërë këtë, atëherë do ju hapet një formular me tre hapa.

Kliko për ta zmadhuar

Tek hapi i parë ju duhet të zgjidhni llojin e butonit. Në rastin tonë krijoni një buton për dhurata pra zgjidhni Donations. Plotësoni emrin e Organizatës ku do të bëhet dhurata dhe vendosni një ID sipas dëshirës tuaj. Zgjidhni llojin e monedhës dhe në fund zgjidhni emailin tuaj të PayPal.

Hapin e dytë dhe të tretë nuk duhet ta bëni sepse do ta krijojmë vet butonin. Kështu që shtypni në fund Create Button edhe do ju dalë një formular që do ju japë kodin për të vendosur butonin tek faqja juaj.

3. Kodi i ofruar nga PayPal

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<form action="https://www.paypal.com/cgi-bin/webscr" method="post">
2
    <input type="hidden" name="cmd" value="_s-xclick" />
3
    <input type="hidden" name="hosted_button_id" value="WC9MX2GJ3FQWC" />
4
    <input type="image" src="https://www.paypal.com/en_US/i/btn/btn_donateCC_LG.gif" border="0" name="submit" alt="PayPal - The safer, easier way to pay online!" />
5
    <img alt="" border="0" src="https://www.paypal.com/en_US/i/scr/pixel.gif" width="1" height="1" />
6
</form>

Ky është kodi i ofruar nga PayPal por fatkeqësisht është i paplotë dhe do të na duhet të shtojmë disa variabla të tjera që të vendosim informacionet tona. Disa nga variablat janë këto:

  • Business – me anë të kësaj variable mund të përcaktojmë saktësisht emailin në të cilin do të bëhet pagesa me PayPal
  • Currency Code – ky kod shërben për krijimin e llojit të pagesës me Euro apo Dollar
  • Return – ky opsion do na mundësojë të vendosim faqen e krijuar në hapin e parë për të falenderuar
  • Item Number – shërben për të përcaktuar më mirë arsyen e pagesës. Për shembull: nëse ofroni disa shërbime duke përdorur këtë atribut, mund ti jepni mundësinë paguesit të zgjedhë.
  • Item Name – kjo fushë shfaqet aty ku tregohet përshkrimi pagesës ose komenti që lihet.

Për dy rastet e fundit shembujt i keni në kodin përfundimtar.

4. Shtimi i gjërave të reja

Si e thash më lartë duhet të shtojmë këto variable të reja. Si fillim shtojmë atë të Business.

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<input type="hidden" name="business" value="paypal@feniksi.com" />

Më pas atë të Return:
 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<input type="hidden" name="return" value="http://www.feniksi.com/pagesa-u-krye/" />

Më pas Currency Code. Mund të vendosni edhe USD për pagesën me dollarë:
 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<input type="hidden" name="currency_code" value="EUR" />

Gjithashtu edhe butoni që na ofron PayPal nuk është në gjuhën Shqipe, kështu është mirë të krijojmë një buton tonin në këtë mënyrë:
 HTML |  Kopjo Kodin |? 
1
<input type="submit" value="Paguaj me PayPal!" />

5. Krijimi i kodit në HTML

Hapi i fundit është krijimi i kodit me anë të ndonjë liste me drop down apo me diçka sipas dëshirë tuaj. Pra jeni të lirë të veproni edhe ti lini vend fantazisë. Pse jo nëse keni njohuri në CSS mund ta stiloni shumë mirë këtë formular. Kodi që un përdor këtu është ky i mëposhtëmi.

 HTML |  Kopjo Kodin |? 
01
02
<b>Dhuroni për FENIKSI</b>
03
Plotësoni formularin e mëposhtëm edhe dhuroni për tutorialet në faqen tonë:
04
<form action="https://www.paypal.com/cgi-bin/webscr" method="post">
05
 
06
    <input type="hidden" name="cmd" value="_xclick">
07
    <input type="hidden" name="business" value="paypal@feniksi.com">
08
 
09
    <strong>Dhuratë / Sponsorizim? </strong>
10
    <select name="item_name">
11
    <option value="Dhurate Per Feniksi.Com">Dhuratë</option>
12
    <option value="Sponsorizim Per Feniksi.Com">Sponsorizim</option>
13
    </select>
14
 
15
    <strong>Për cilin tutorial po dhuroni?</strong>
16
    <select name="item_number">
17
    <option value="Përdorimi HTML">Përdorimi HTML</option>
18
    <option value="Rregullat e CSS">Rregullat e CSS</option>
19
    <option value="Programoni ne PHP">Programoni ne PHP</option>
20
    </select>
21
 
22
    <strong>Sa doni të dhuroni?</strong>
23
    <input type="text" name="amount">
24
 
25
    <input type="hidden" name="no_shipping" value="0">
26
    <input type="hidden" name="no_note" value="1">
27
    <input type="hidden" name="currency_code" value="EUR">
28
    <input type="hidden" name="bn" value="PP-BuyNowBF">
29
    <input type="hidden" name="return" value="http://www.feniksi.com/pagesa-u-krye/">
30
 
31
    <input type="submit" value="Paguaj me PayPal!">
32
 
33
</form>

Romeo Shuka

Romeo është student Informatike në Gjermani. Ka pasion Web-in edhe teknikat e ndryshme të tij. I interesuar në SEO, PHP, CSS edhe Java. Gjithashtu ka hobby sportet e ndryshme e kryesisht futbollin. I pëlqen të udhëtojë në vënde të reja.

4 Komente

  1. Andi says:

    Flm shume per kte tutorial ;)

  2. Romeo Shuka says:

    Asgje, me behet qefi qe te pelqen :)

  3. Miri says:

    Shume faleminderit Romeo. Kjo duhet te ishte tek kategoria premium :P
    Njesh je

  4. Romeo Shuka says:

    Flm per fjalet :) Nuk duam te bejme cdo gje per usera Premium sepse do thojne pastaj qe nuk punojme ose i bejme vetem per ato me pagesa. Megjithate userat Premium kan perparesi tek ne.

Shkruaj një Koment