Kushtet e Përdorimit
Të gjitha guidat në Feniksi.com janë pronë e faqes dhe nuk mund të publikohen diku tjetër, dixhitalisht apo në formë të printuar, të plota apo të pjesshme. Kjo vlen për materialet tekst, fotot, dhe demonstrimet e bashkangjitura në guida. Nëse ju intereson të publikoni një guidë nga Feniksi.com, në formë të plotë apo të pjesshme, duhet të na kontaktoni në adresën info @ feniksi {pikë} com dhe të na jepni detaje rreth faqes dhe arsyes pse doni ta publikoni. Vetëm nëse merrni përgjigje pozitive të shkruar mund të publikoni guidat e caktuara vetëm në faqen e përmendur.
Kodet brenda guidave dhe ato të ofruar për shkarim
Kodet e dhëna në guida kanë qëllime edukative, por mund të përdoren në projekte personale dhe komerciale. Citimi i Feniksi.com si koment në kod nuk është i detyrueshëm, por do të shërbente për të mbështetur faqen dhe autorin. Liçenca e kodeve është GNU GPL v2 (General Public Licence), që do të thotë se kodet mund të përdoren dhe shpërndahen, të modifikuar ose jo, vetëm nëse edhe ato i përkasin liçencës GPL. Shitja e tyre, edhe të modifikuar, është e ndaluar rreptësisht.
Masat ndaj Shkelësve
Puna në përgatitjen e guidave është e lodhshme dhe na merr plot kohë. Nuk e bëjmë këtë për ti lënë të tjerët të abuzojnë dhe si rrjedhim, jemi shumë strikt. Keq përdorimi i guidave dhe kodeve të ofruara në to duke shkelur kushtet e mësipërme, do të thotë se janë shkelur të drejtat dhe kushtet e autorit. Në rast abuzimesh, masa fillestare do të jetë një përpjekje kontakti me abuzuesin për ta zgjidhur çështjen në mënyrë civile. Nëse kjo nuk funksionon, do të jemi të detyryar ti ndjekim ligjërisht sipas ligjeve të shtetit ku abuzuesi ndodhet.

