Pesha e Selektorëve në CSS
Pesha e selektorëve është ndër konceptet më të vështira në CSS dhe ka të bëjë me përcaktimin e rregullave me më shumë prioritet. Duke e ilustruar me shembuj praktikë dhe përmes një sistemi interesant pikësh, jam i sigurt që asgjë s’do i mbetet rastësisë dhe do e kuptoni tërësisht se si funksionojnë.
Reset.css
Reset.css përbëhet nga një grup rregullash CSS që zhdukin dekorimet bazë të shumë elementëve HTML, për mos ti lënë sipas interpretimeve të shfletuesëve të ndryshëm. Krahas kësaj, të lejon të shkruash rregulla ripetitive që përsëriten nga një projekt tek tjetri.
Zhvillimi i faqeve për iPhone dhe një shikim i jQTouch
Teknologjita e lëvizshme është në kulmin e saj dhe pajisje si iPhone, iPad apo celularët e bazuar në Android janë dëshmitarë direkt. Për të përmirësuar eksperiencën e faqeve web në këto pajisje, do ju tregoj disa teknika të thjeshta por të fuqishme në të njëjtën kohë.
Rregullat e shkurtuara në CSS
Kodimi në CSS është një pune manuale dhe që konsumon goxha kohë, prandaj çdo shkurtim që mund të përftojmë është një plus i madh për produktivetitin. Në këtë artikull-referencë do ju tregoj mënyrën e shkurtuar të rregullave që përdorni çdo e ditë e që ndoshta nuk e dinit që mund të shkruhen edhe kështu. Ruajeni si referencë këtë artikull në rastet kur do i harroni rregullat.
PSD në HTML dhe CSS – Projekti KOM-TEL
Ju prezantojmë guidën e dytë mbi kthimin e një dizenjoje në kod HTML dhe CSS sipas standarteve. Kësaj rradhe guida është falas për të gjithë dhe në të do gjeni plot informacione rreth kodit, teknika e truke për t’ju ndihmuar në proçesin e studimit.
Tipografi me Google Font
Google Font Directory është një shërbim i ri i Google që ofron një librari fontesh Open Source të gatshme për tu vendosur në faqe. Përdorimi është absolutisht shumë i thjeshtë për zhvillues të çfarëdo niveli dhe më e bukura është se kujdeset vetë për kompatibilitetin me shfletuesit e vjetër. Tashmë përdorimi i fonteve “not safe for web” është i lehtë, praktik dhe i bukur.
Lidhjet në një Faqe Web
Lidhjet janë mënyra e vetme që vizitorët e faqes tuaj arrijnë të gjejnë informacionet që po kërkojnë. Dështoni në prezantimin e mirë të tyre dhe do përfundoni me informacion të pagjetshëm. Në këtë guidë do ju mësoj si ti shfaqni lidhjet në mënyrën më të mirë të mundshme përmes teorisë, kodeve dhe shembujve konkretë. Shihni shembujt edhe futini në zbatim edhe në faqet tuaja.
Kodimi i një faqeje të plotë me HTML dhe CSS
Kodimi i një faqeje të plotë në HTML dhe CSS është një sfidë që shumë kanë frikë ta tentojnë. Përmes kësaj guide masive ju siguroj që miti i keq i kodimit do të zbehet e do të filloni të krijoni menjëherë faqe me HTML dhe CSS.
Sprites në CSS
Dizenjuesit janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të rritur interaktivitetin në web, por shpesh e komplikojnë veten më shumë se sa duhet. Duke përdorur Sprites, do ju tregoj sa thjeshtë dhe bukur mund të bëni rollovers në faqen tuaj vetëm me CSS; pa asnjë rresht kod JavaScript. Ju siguroj se rollovers nuk do jenë më në listën tuaj të zezë.



