Ndodheni ne: Faqja Kryesore / Bëhu Autor

Bëhu Autor

Behu AutorJemi gjithmonë në kërkim të autorëve për ta bërë këtë faqe edhe më të pasur dhe ky autor mund të jesh ti! Nëse mendon se mund të shkruash guida të thella teknika apo të regjistrosh guida video, jemi shumë të interesuar. Sidoqoftë, qëllimi jonë është të ofrojmë materiale të shkruara mirë, qartë dhe teknikisht korrekte. Nuk duam ti japim vizitorëve njohuri të gabuara, apo jo?!

Jemi pak kërkues në ato që bëjmë, kështu që jemi të detyruar të vendosim disa kushte standarte për guidat që publikohen në faqe.

Guidat Tekst

  • Që një guidë të plotësojë standartet, duhet së pari të jetë e kategorizueshme në një nga kategoritë e faqes. Nëse mendoni se një kategori e re do ishte interesante, na shkruani sidoqoftë.
  • Materiali duhet të jetë punë e juaja, jo kopje direkte e një guide të gjetur nëpër internet.
  • Teksti duhet të jetë shkruar qartë, të jetë shpjegues dhe pa dialekte.
  • Ilustrime me kod apo foto janë të detyrueshme.

Guidat Video
Kushtet e mësipërme i takojnë edhe guidave video, por me disa shtime të rëndësishme.

  • Regjistrimi i ekranit duhet të jetë High Definition (1920×1080 ose 1280×720). Formatet e vogla, sa do informative të jenë, nuk do të pranohen.
  • Zëri duhet të jetë i dëgjueshëm në nivel volumi normal. Vizitorët s’duhet ta ngrenë volumin në maksimum dhe përsëri t’ju dëgjojnë me vështirësi.
  • Merrni kohën tuaj për të shpjeguar si ç’duhet, pa u nxituar dhe pa i lënë vizitorët të hamendësojnë.

Nëse mendoni se mund të shkruani guida që i plotësojnë kushtet e mësipërme, na shkruani tek info @ feniksi {pikë} com. Guidat tekst duhet të jenë mundësisht PDF me fotot e ruajtura në një direktori të veçantë, ndërsa guidat video duhet të jenë MP4 H.264; format që prodhohet nga praktikisht çdo konvertues videosh.